ALGEA Optika
Vizitë Optometrike
Tërheqja në dyqan nuk është e disponueshme aktualisht
Mund ta porositni: bëhet gati brenda rreth 30 ditëve, koha që duhet për ta sjellë nga prodhuesi. Afati është orientues: shpesh është më i shkurtër, e në raste të rralla mund të zgjasë pak më shumë.
Përshkrimi
Kontroll i plotë optometrik në Tiranë ose Librazhd, nga optometristi ynë i licencuar.
Çfarë përfshin: anamnezë dhe historik, matje e refraksionit, kontroll i shikimit binokular, matje e distancës pupilare (PD), dhe receta e plotë me shkrim.
Recetën e merrni me vete. E plotë, me PD, edhe nëse nuk blini asgjë tek ne. Kjo është politikë, jo nder.
Kohëzgjatja rreth 30 minuta. Çmimi 1 500 L, i plotë dhe pa shtesa. Nuk e ofrojmë falas: një kontroll falas paguhet gjithmonë diku tjetër, dhe ju nuk mund ta dini ku.