TopVue
TopVue Air
- Në kuti
- 1 lente
- Ndërrimi
- Mujore — ndërrohen çdo 30 ditë
- Dioptria
- nga −12.00 deri +8.00
- BC / DIA
- 8.60 / 14.20
- Materiali
- Innofilcon A (silikon-hidroxhel)
- Uji
- 45%
- Oksigjeni
- 100 Dk/t
- Filtër UV
- Jo
Ndodhet në dyqanin tonë në Librazhd dhe Tiranë.
Gati për tërheqje në të dy dyqanet: Tiranë dhe Librazhd.
Përshkrimi
Lente mujore prej silikon-hidroxheli, që lënë oksigjenin të kalojë lirshëm te kornea (100 Dk/t). Solucioni në blister përmban hialuronat natriumi, ndaj lentet ndihen të lagështa që në vendosjen e parë. Një nga zgjedhjet me raportin më të mirë cilësi–çmim për përdorim të përditshëm.
- Silikon-hidroxhel me përshkueshmëri të lartë oksigjeni — sy të freskët edhe pas shumë orësh
- Hialuronat natriumi në paketim, për rehati që në minutat e para
- Kutia me 6 lente mjafton për 3 muaj për të dy sytë; edhe kuti me 1 lente për ta provuar
Të dhënat kryesore
- Ndërrimi: çdo 30 ditë
- Dioptria: nga −12.00 deri +8.00
- BC / DIA: 8.60 / 14.20
- Materiali: Innofilcon A
- Përmbajtja e ujit: 45%
- Oksigjeni: 100 Dk/t
Kujdesi: lani duart para çdo vendosjeje, hiqini lentet para gjumit dhe ruajini në solucion të freskët — mos e ripërdorni solucionin dhe ndërroni kutinë çdo 1–3 muaj. Mos i lagni me ujë rubineti.
Për herë të parë me lente kontakti? Dioptria e lenteve nuk është gjithmonë e njëjtë me atë të syzeve. Në ALGEA përshtatjen e lenteve të kontaktit e bëjmë falas — rezervoni një takim ose na shkruani në WhatsApp.